Jep dorëheqje kryeministri i Gjeorgjisë, Mamuka Bakhtadze

Amerika

Jep dorëheqje kryeministri i Gjeorgjisë, Mamuka Bakhtadze

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 12:03
Mamuka Bakhtadze

Kryeministri i deritashëm i Gjeorgjisë, Mamuka Bakhtadze, njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të qeverisë pas përmbushjes së mandatit që iu dha vitin e kaluar.

Bakhtadze tha përmes një postimi në Facebook se do të japë sqarime për vendimin e tij më vonë gjatë ditës dhe se brenda 24 orësh duhet të emërohet një figurë tjetër për ta zënë vendin e tij.

“Qëllimi dhe mandati kryesor i emërimit tim në postin e kryeministrit të Gjeorgjisë më 2018 ishte krijimi dhe zbatimi i një kornize strategjike për zhvillimin e vendit, e cila do të siguronte përmbushje të qëllimeve tona shtetërore në të ardhmen”, shkroi ish-kryeministri.

Ai ka shërbyer më parë edhe në postin e ministrit të financave, ndërsa u zgjodh kryeministër në qershor të vitit të kaluar me zotimin për t’i zbatuar reformat liberale dhe ta dërgojë vendin më afër integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Ish-republika sovjetike ka bërë përpjekje të ndërtojë lidhje më të ngushta me Perëndimin, gjë që e ka zemëruar Moskën. Gjeorgjia e humbi luftën e shkurtër të vitit 2008 kundër Rusisë për kontrollin e rajoneve të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat