Gjendet e vdekur modelja ndihmëse e El Chapos - Bota Sot
Gjendet e vdekur modelja ndihmëse e El Chapos

Amerika

Gjendet e vdekur modelja ndihmëse e El Chapos

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 16:42
Claudia Ochoa Felix

Claudia Ochoa Felix, e cila thuhet se ka qenë pjesë kyçe e Kartelit të Sinaloas, që ka pasur në krye “El Chapo”, përpara se ai të ekstradohej në SHBA, është gjetur e vdekur në rrethana misterioze.

Ndihmësja e ‘El Chapos’, e njohur ndryshe dhe si Kim Kardashian e krimit të organizuar është gjetur e vdekur në krevatin e të dashurit të saj në qytetin Culiacan, në shtetin veri-perëndimor meksikan të Sinaloas.

Mediat lokale bëjnë me dije se Felix ka vdekur gjatë natës për shkak të mbidozës, ndërsa ende nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale apo ka qenë pjesë e një plani për ta eliminuar.

Image
Image

35-vjeçarja ka qenë e martuar me trafikantin e drogës “El Chavo Felix”, me të cilin ka 3 fëmijë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...