Shefi ekzekutiv i Boeing-ut do të dëshmojë para Kongresit për dy tragjeditë

Amerika

Shefi ekzekutiv i Boeing-ut do të dëshmojë para Kongresit për dy tragjeditë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 16:43
Boeing

Shefi Ekzekutiv i Boeing-ut, Dennis Muilenburg, është pajtuar të dëshmojë para Kongresit muajin tjetër, për aeroplanët 737 MAX, që ishin përfshirë në dy përplasje fatale, të cilat vranë 346 persona.

John Hamilton, kryeinxhinier i sektorit të aeroplanëve komercialë të Boeing-ut dhe Jennifer Henderson, kryepilote 737, do të bashkohen me Muilenburgun kur të dëshmojë më 30 tetor. Shefi Ekzekutiv nuk ka dëshmuar para Kongresit që nga aksidentet fatale në Indonezi dhe Etiopi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat