Dhjetë muzikantë vriten dhe digjen në pritë në Meksikë - Bota Sot
Dhjetë muzikantë vriten dhe digjen në pritë në Meksikë

Amerika

Dhjetë muzikantë vriten dhe digjen në pritë në Meksikë

Më: 19 janar 2020 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Dhjetë muzikantë janë qëlluar për vdekje dhe trupat e tyre janë djegur gjatë një prite të organizuar në pjesën jugore të Meksikës. Zyrtarët dyshojnë se prapa këtij sulmi qëndron një bandë e drogës.

Pjesëtarët e grupit autokton “Nahuas” ishin duke u kthyer nga një ndejë, kur u sulmuan në qytezën Chilapa të rajonit Guerrero. Të gjitha viktimat janë të gjinisë mashkullore dhe i përkasin moshës nga 15 deri 42-vjeçare.

Për këtë sulm u fajësua banda “Los Ardillos”, që në gjuhën shqipet do të thotë “Ketrat”, e cila shpesh i vë në shënjestër pjesëtarët e komunitetit autokton në këtë pjesë.

Viktimat ishin anëtar të grupit muzikor “Sensacion Musical” dhe ishin duke u kthyer në komunitetin Alcozacan.

Sulmi ndodhi të shtunën rreth orës 14 sipas kohës lokale.

Trupat e viktimave ishin aq të djegur, saqë autoritetet patën vështirësi për t’i identifikuar menjëherë.

Guerrero është njëra prej rajoneve më të dhunshme në Meksikë, ku bandat e drogës luftojnë për kontrollim të rrugëve të trafikimit drejt Oqeanit Paqësor dhe pjesëve të tjera të vendit, shkruan “BBC”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat