Koronavirusi në SHBA, skenari i frikshëm: Priten 1.7 milion viktima

Amerika

Koronavirusi në SHBA, skenari i frikshëm: Priten 1.7 milion viktima

Më: 14 mars 2020 Në ora: 11:07
Ilustrim

Nga 200 mijë deri në 1.7 milion raste vdekjesh. Është ky skenari më i keq i mundshëm që ‘New York Times’, përllogarit lidhur me efektin e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E përditshmja bazohet në paralajmërimin e bërë në muajin shkurt nga anëtarët e Centers for Disease Control and Prevention, si dhe nga ekspertë botërorë lidhur me përhapjen e virusit në SHBA.

Njëri nga ekspertët, Matthew Biggerstaff, ilustron disa skenarë të mundshëm bazuar në karakteristikat e virusit dhe shpejtësinë e përhapjes së sëmundjes.

Skenarët, saktëson ‘NYT’, janë përllogaritur bazuar në përqindjen e popullsisë.

Transformimi i të dhënave në shifra është bërë nga ekspertë të pavarur, ku thuhet se “Nga 160 deri në 214 milionë persona mund të infektohen në SHBA në vijim të epidemisë”.

Po ashtu shkruhet se epidemia mund të zgjasë me muaj ose edhe më shumë se një vit, duke u përhapur në një kohë të shkurtër brenda një komuniteti dhe me kohështrirje të shkurtër dhe më afatgjatë në komunitete të ndryshme dhe se “Mund të humbin jetën nga 200 mijë deri në 1.7 milionë njerëz”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat