Kanadaja po përgatitet për ta përballuar situatën me coronavirus

Amerika

Kanadaja po përgatitet për ta përballuar situatën me coronavirus

Më: 5 prill 2020 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Numri i të sëmurëve nga coronavirusi në Kanada ka arritur në 14 mijë, derisa janë shënuar 233 vdekje.

Për të përballuar situatën në ditët në vazhdim, që mund të përkeqësohet, autoritetet janë duke u angazhuar maksimalisht, që të krijojnë kushte për të mundur ta trajtojnë çdo të sëmurë.

Që të ndihmojë në këtë situatë, shkolla e mesme Conestoga që ndodhet në Ontario, ka ofruar hapësirat e klasave si dhe të pjesëve tjera, për trajtimin e të sëmurëve.

“Janë kohë të jashtëzakonshme, kur të gjithë duhet të angazhohemi, që të kontribuojmë për të mirë. Ndarja e hapësirave dhe mjeteve, për të ndihmuar ata që janë në vijë të parë të trajtimit të kësaj pandemie, tregon diferencën që bën shkolla jon për të ndihmuar në këtë kohë”, ka thënë drejtori John Tibbits.

Deri më tani, autoritet spitalore të zonës, i kanë mbushur klasat dhe korridoret me shtretër, por ende nuk është bartur ndonjë i sëmurë.

Shkolla në dy javët e fundit ka qenë e boshatisur, pasi nxënësit janë kthyer në shtëpi, derisa mësimdhënësit janë duke ligjëruar nga shtëpitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat