SHBA në alarm, 800 mijë ish-ushtarë thirren në detyrë

Amerika

SHBA në alarm, 800 mijë ish-ushtarë thirren në detyrë

Më: 11 prill 2020 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shteti më i goditur nga koronavirusi, ku pandemia ka marrë mijëra jetë, ushtria është në vijën e parë të luftës.

Ndihmës Komandanti i Burimeve Njerëzore pranë Forcave Tokësore Amerikane, Tawanda Yound është shprehur se: "Muajin e shkuar Forcat Tokësore thirrën në detyrë 800,000 ish ushtarë për të mbështetur luftën kundër epidemisë. Deri më tani, 25 mijë ushtarë nga profesione të ndryshme janë bërë vullnetare për t'u ribashkuar në Forcat Tokësore".

Sipas tij, gjëja më e mirë do të ishte rikthimi në detyrë i ish-ushtarakëve me profesion mjek ose infermier, por tha se mirëpret edhe nga profesione të tjera.

Teksa Shtetet e Bashkuara regjistrojnë mbi 16 mijë vdekje të reja të infektuarisht në 24 orët e fundit, 15 mijë vullnetarë i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë.

Ushtria amerikane dërgoi anijet spitalore në shtetet e New York dhe Washington, ku shpërthimi i Koronavirusit është më i madh.

Për më tepër, rreth 15,000 ushtarë nga Garda Kombëtare janë duke mbështetur qeveritë federale në shtete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat