​Anulohen zgjedhjet e demokratëve në shtetin e Nju Jorkut

Amerika

​Anulohen zgjedhjet e demokratëve në shtetin e Nju Jorkut

Më: 27 prill 2020 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Shteti i Nju Jorkut ka shtyrë sot edhe zyrtarisht zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike, të cilat ishin shtyrë më herët për datën 23 qershor, për shkak të frikës se votimi ishte një rrezik i panevojshëm në kohën e pandemisë me koronavirus.

Duke pasur parasysh se ish-zëvendëspresidenti i SHBA Joe Biden është një kandidat i mundshëm për president nga radhët e demokratikëve, Douglas Kellner, një nga komisionarët e Komisionit Zgjedhor të Nju Jorkut, tha se do të ishte e panevojshme dhe joserioze të zhvillohet zgjedhje jo-konkurruese në një shtet që është një nga vatrat e infeksionit në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat