5 vjeçari në timon ndalohet nga policia në autostradë, po shkonte të blinte një Lamborghini

Amerika

5 vjeçari në timon ndalohet nga policia në autostradë, po shkonte të blinte një Lamborghini

Më: 5 maj 2020 Në ora: 18:46
Pamje nga videoja

Një 5 vjeçar u ndalua nga policia në shtetin amerikan të Utah-it, në makinën e prindërve të tij.

Policia amerikan nuk u besoi syve kur u afrua në dritaren e shoferit dhe pa fëmijën në timon.

Atij i kishte bërë përshtypje mënyra se si makina lëvizte dhe e ndoqi e i kërkoi të ndalte.

Kur e pyeti fëmijën se ku po shkonte, ky i fundit i tha se ishte nisur drejt Kalifornisë.

Dhe kjo sepse dëshironte që të blinte një Lamborghini.

Pesë vjeçari, të cilit i pëlqejnë makinat luksoze, kishte bërë fjalë me të ëmën se ajo kishte refuzuar t’ia blinte makinën. Kështu ai kishte marrë mjetin e ishte nisur vetë, me vetëm 3 dollarë në xhep.

Në lidhje me këtë rast, policia tha se nuk kishte menduar një dënim, e megjithatë duket se një natë pa ngrënë darkë, ai do të duhet ta kryejë për gabimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat