Dukesha Markle për protestat në SHBA: Jeta e afro-amerikanëve vlen - Bota Sot
Dukesha Markle për protestat në SHBA: Jeta e afro-amerikanëve vlen

Amerika

Dukesha Markle për protestat në SHBA: Jeta e afro-amerikanëve vlen

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 08:29
Meghan Markle

Dukesha e Susex ka komentuar ngjarjet e fundit që pasuan vdekjen e George Floyd. Edhe pse familja mbretërore e Britanisë, sipas traditës,nuk komenton çështje politike, dukesha tashmë e lagruar nga detyrat mbretërore i ka cilësuar ngjarjet “shkatërruese”.

Lëvizjes kundër diskriminit racor i është bashkuar edhe Dukesha e Sussekx, Meghan Markle. Duke folur për ngjarjet që pasuan vdekjen e afroamerikanit George Floyd, dukesha u shpreh e keqardhur që fëmijët e sotëm duhet të rriten në këtë frymë raciste, ndërsa situatën në SHBA si “shkatërruese”.

“Unë e di, që ju jeni të vetëdijshëm që jeta e afroamerikanëve vlen” tha Meghan në një video për studentët që diplomohen këtë vit në universitenin e Los Anxhelosit.''

Vdekja e Floyd-it ka nxitur një mllef ndaj dhunës policore, duke çuar në protesta mbarëkombëtare, disa të dhunshme dhe me dhjetëra të shoqëruar në disa qytete të SHBA.

“Gjatë dy javëve të fundit kam qene duke planifikuar të them disa fjalë për ju për diplomimintuaj,dhe siç e kemi parë të gjithë ajo çfarë po ndodh në vendintonë, në shtetin tonë dhe në qytetin tonë të lindjes LA është absolutisht shkatërruese, "tha Meghan, nëna e sëcilës është afrikano-amerikane dhe babai është i bardhë.

"Gjëja e parë që dua t'ju them juve është që më vjen keq, më vjen shumë keq që ju duhet të rriteni në një botë ku racizmi është akoma i pranishëm", shtoi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat