Çfarë është lëvizja “Boogaloo” dhe çfarë fshihet prapa protestave të saj në SHBA? - Bota Sot
Çfarë është lëvizja “Boogaloo” dhe çfarë fshihet prapa protestave të saj në SHBA?

Amerika

Çfarë është lëvizja “Boogaloo” dhe çfarë fshihet prapa protestave të saj në SHBA?

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Një aksion i ri i aktivistëve të armatosur, të ekstremit të djathtë po merr vëmendjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – jo vetëm për emrin e saj të çuditshëm, por për veprimet e dyshuara të dhunshme që kanë ndodhur në të gjithë vendin pas protestave kryesisht paqësore në SHBA.

Sipas mediave të huaja, aksionet e organizatës “Boogaloo”, reflektojnë në veprime të armatosura anti-qeveritare që mund të çojnë në një luftë të dytë civile në SHBA.

Megjithëse ende nuk është vërtetuar, autoritetet kanë hedhur fokusin te grupi që erdhi si pasojë e protestave pas vrasjes së George Floyd – të njëjtit pretendojnë se dhuna e ngjashme mund të jetë burim i “nxitjes nga jashtë”, të cilët po tentojnë të “zhvendosin” arsyen kryesore të demonstratave.

Dhe një lëvizje që autoritetet kanë fajësuar, është Lëvizja Boogaloo.

Më 4 qershor, tre burra që dyshohet se i përkasin kësaj lëvizjeje u arrestuan në Las Vegas, Nevada, me akuza të lidhura me “terrorizmin” dhe përfshirjen e dhunës në protesta.

Çfarë fshihet brenda emrit?

Lëvizja “Boogaloo”, grup i ri – megjithëse është vështirë të përkufizohet por rrjedh kryesisht nga e djathta ekstreme e spektrit politik, dhe ka për qëllim nxitjen e një lufte të dytë civile në SHBA.

Anëtarët e grupit të njohur si “Boogaloo Boys” ose “Boogaloo Bois”, zakonisht operojnë me armë dhe me veshje taktike. Disa prej tyre janë parë në këmisha Havai ditëve të fundit, sipas raportimeve, megjithëse jo të gjithë i veshin ato.

Raportohet se disa prej aktivistëve pretendojnë se duan të mbështesin protestuesit përballë forcave speciale të policisë, ndërsa të tjerët thuhet se mbështesin “ideologjinë ekstremiste”, sipas raportimeve.

Lëvizja thuhet se huazon emrin e saj nga “Breakin’ 2 Electric Boogaloo”, një film i vazhduar i viteve 80-ta, që vlerësohet gati identik me të parin.

Megjithatë termi “Electric Boogaloo” është përdorur kryesisht për të përshkruar prodhime me cilësi të ulët, veçanërisht në tabelat e mesazheve dhe mediet sociale. “Electric Boogalo” zakonisht nuk përdoret nga aspekti politik ose edhe për dhunë.

Disa anëtarë të djathtës ekstreme e përdorin atë si kod për nisjen e një lufte të dytë civile, me sa duket si një vazhdim i të parës. Përdorimi i këtij termi ka fituar vëmendjen e pikëpamjeve të djathës ekstreme rreth tetorit të vitit 2019.

“Një varg frazash të lidhura me Boogaloo gjithashtu u shfaqën këtë vit, pasi termi u bë më i popollarizuar: ‘Kur godet Boogaloo’, ‘vijnë prej Boogaloos’, ‘Boogaloo në gatishmëri’, etj”.

Lidhja Anti-Shpifje (ADL), një OJQ hebreje me qendër në SHBA që gjurmon të djathën ekstreme, shkroi në një raport mbi grupin.

“Big Luau” është një tjetër term që raportohet se përdoret nga disa lëvizje.

Siç tregojnë gazetarët dhe ekspertët, jo të gjithë përkrahësit e Boogaloo përdorin këto terme.

Protestat gjatë izolimit

Shprehja “Electric Boogaloo”, është bërë një platformë e zakonshme midis disa individëve të përfshirë në protesta të armatosura kundër urdhrave të qëndrimit në shtëpi.

Si lëvizjet e tjera që dikur operonin në internet, ajo ka shfrytëzuar trazirat sociale dhe katastrofën ekonomike të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit, për të publikuar mesazhet nxitës.

Pandemia u bë një katalizator për lëvizjen “Boogaloo” sepse urdhrat e qëndrimit në shtëpi, i sollën njerëzve stress dhe pakënaqësi, thotë JJ MacNab, një bashkëpuntor i Programit për Ekstremizmin në Universitetin George Washington.

MacNab tha se retorika e lëvizjes shkon përtej diskutimeve rreth luftimit të kufizimeve të viruseve – të cilat shumë protestues e quajnë si “tirani”.

Një raport i 22 prillit nga Projekti i Transparencës Teknike, i cili gjurmon kompanitë e teknologjisë, gjeti 125 grupe të lidhura me “Boogaloo” në Facebook që kishin tërhequr dhjetëra mijëra anëtarë në 30 ditët e kaluara. Projekti tregoi për krizën e coronavirusit si një faktor kyç.

“Disa mbështetës të boogaloo shohin bllokimet e shëndetit publik dhe direktivat e tjera nga shtetet dhe qytetet në të gjithë vendin si një shkelje e të drejtave të tyre, dhe ata po synojnë të frenojnë zhgënjimin e publikut në masa të tilla për të mbledhur dhe tërhequr ndjekës të rinj për kauzën e tyre”, thuhet në raportin e projektit.

Një demonstrim i 9 majit në Raleigh, të Karolinës së Veriut, i promovuar nga një grup në Facebook i quajtur “Blue Igloo” – çoi në një hetim policor të një konfrontimi midis një protestuesi të armatosur dhe një çifti që shtynte që keqtrajtonte një të pastrehë.

Më tej, nuk dihet nëse lëvizja Boogaloo ka një ideologji unifikuese.

Anëtarët e dyshuar janë parë me disa pankarta që shkruajnë “Boogaloo qëndron me George Floyd”. Ndërsa shumë grupe të ekstremit të djathtë kanë një element supremacist, nuk qëndron gjithmonë këtu problemi, shkruan Al Jaazera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat