​Trump mbron veten nga kritikat se është dobësuar fizikisht

Amerika

​Trump mbron veten nga kritikat se është dobësuar fizikisht

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 18:36
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili sot feston ditëlindjen e 74-të, mbrojti veten nga kritikat se ishte fizikisht i dobët pasi u publikua një video duke e treguar atë teksa ecte me hapa të paqëndrueshëm.

Trump mbajti një fjalim të shtunën në një ceremoni diplomimi në akademinë prestigjioze ushtarake West Point, jo larg qytetit të Nju Jorkut.

Ai zbriti nga skena me shumë kujdes në hapa të vegjël, të cilat tërhoqën vëmendjen e mediave dhe komentuesve.

Mediat gjithashtu raportuan se në mes të fjalës së tij ai duhej të mbante një gotë ujë me të dy duart dhe se kishte vështirësi të shqiptonte emrin e gjeneralit Douglas MacArthur, një hero i Luftës së Dytë Botërore.

Trump u përgjigjej pyetjeve në Twitter në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Ai sqaroi se pjesa e hyrjes në skenë ishte "shumë e gjatë dhe e pjerrët, se nuk kishte parmak dhe se ishte shumë e rrëshqitshme", kështu që duhej të kishte kujdes që të mos binte dhe t'i jepte mediave një shans për të qeshur me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat