Momenti i vdekjes së George Floyd – kalimtarët i luteshin policisë të ndalonin aktin, ndërsa oficeri injoron plotësisht ata

Amerika

Momenti i vdekjes së George Floyd – kalimtarët i luteshin policisë të ndalonin aktin, ndërsa oficeri injoron plotësisht ata

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 11:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Në ditën kur George Floyd ndërroi jetë pas dhunës nga policia amerikane, kalimtarët e rastit i luteshin policisë të ndalonin veprimet ndaj afro-amerikanit.

Sipas mediave të huaja, pamjet të cilat u publikuan të dielën nga Ben Crump, avokati i familjes së Floyd – tregojnë momentin kur oficeri Tou Thaoi injoroi plotësisht kërkesat e kalimtarëve, ndërsa Chauvin në ato momente i kishte vendosur gjurin në qafë.

“Kjo është më e rëndë sesa videoja e parë”, shkroi Crump.

“Tou Thao bëri roje derisa Derek Chauvin vrau George Floyd”, ka shtuar ai.

Ndryshe si pasojë e vdekjes së George Floyd, protesta të shumta e të dhunshme shpërthyen në SHBA dhe në disa vende të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat