Donald Trump i kërkon gazetarit të heq maskën gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Donald Trump i kërkon gazetarit të heq maskën gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 00:15
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga një gazetar që të hiqte maskën për të bërë një pyetje në një konferencë shtypi të Shtëpisë së Bardhë të hënën.

Sipas mediave të huaja, ka qenë Jeff Mason i Reuters që sapo kishte filluar të fliste kur Trump e ndërpreu atë dhe i tha: ‘Ju do të duhet ta hiqni atë, ju lutem. Mund ta heqësh?’.

Por Mason ofroi të flasë më fort dhe në atë moment Trump ndërhyri: ‘Epo, nëse nuk e heq, je shumë i mbytur, kështu që nëse do ta hiqje, do të ishte shumë më lehtë’.

Përkundër kësaj, gazetari nuk pranoi të hiqte maskën e tij dhe me mirësjellje ngriti zërin përsëri, duke pyetur: ‘A është më mirë?’

Trump hapi sytë dhe u përgjigj: ‘Është më mirë, po’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat