Përdori dezinfektant për t’u mbrojtur nga Covid-19, gruaja pëson djegie të rënda në trup

Amerika

Përdori dezinfektant për t’u mbrojtur nga Covid-19, gruaja pëson djegie të rënda në trup

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 07:31
Kate Wise

Kate Wise një nënë nga Teksasi në SHBA, ka pësuar djegie të rënda në trup pasi kishte pastruar duart me dezinfektant.

Pasi kishte vendosur fëmijët e saj në shtrat për të fjetur, ajo ndezi një qiri dhe flakët u përhapën në krahun e saj.  Nga frika dhe paniku, ajo u përplas me një shishe alkooli dhe flaka u përhap në të gjithë trupin.

Mes frikës, dhimbjes dhe dëshpërimit, ajo arriti të hiqte rrobat e saj të djegura dhe të nxirrte vajzën me aftësi të kufizuara nga shtëpia.

Ndërkohë, njëra nga vajzat e saj i kërkoi ndihmë fqinjëve të njoftonin shërbimin e urgjencës. Kate qëndroi në kujdes intesiv disa ditë, ku po merrte trajtime për djegiet e shkallës së dytë dhe të tretë në të gjithë trupin.

Ajo pretendon se zjarri u ndez pasi përdori dezinfektantin, të cilin ajo e kishte blerë për të mbrojtur veten dhe vajzat nga koronavirusi. Megjithatë, shkaku i zjarrit mbetet nën hetim.

Tani Kate po paralajmëron të tjerët për rreziqet që ka përdorimi i xhelave të duarve që kanë përmbajtje alkooli.

Për një emision televiziv, ajo u shpreh se në fillim, flaka u përhap vetëm në vendet ku kishte aplikuar xhelin e duarve e më pas u përhap në të gjithë trupin.

Ekspertët kanë paralajmëruar që pastruesit e duarve, shumë prej të cilëve përmbajnë alkool, mund të jenë të ndezshëm. Shishet e pastruesve të duarve, zakonisht kanë një paralajmërim që thotë ta mbani produktin larg flakëve ose zjarrit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat