Republikanët premtojnë tranzicion ‘të rregullt’ të pushtetit në SHBA, nëse humb Trumpi

Amerika

Republikanët premtojnë tranzicion ‘të rregullt’ të pushtetit në SHBA, nëse humb Trumpi

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 18:33
Donald Trump

Udhëheqësi republikan, Mitch McConnell ka insistuar se do të ketë një tranzicion “të rregullt” pas zgjedhjeve – diçka për të cilën presidenti ka hedhur dyshime.

McConnell tha pavarësisht se kush fiton zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, do të ketë një inaugurim paqësor më 20 janar, raporton BBC.

Një ditë më parë, Presidenti Donald Trump refuzoi të angazhohej për këtë, duke thënë “ne do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Trump ka vënë në dyshim integritetin e votimit postar të SHBA-së në muajt e fundit.

Presidenti aktualisht ndjek sfiduesin e tij, demokratin Joe Biden, në sondazhet e opinionit kombëtar 40 ditë para zgjedhjeve.

Ndërsa shumë më tepër amerikanë do të hedhin votat e tyre me postë këtë vit për shkak të pandemisë, Trump ka vënë në dyshim sigurinë e këtij sistemi të votimit me postë.

Nëse Trump do të refuzonte të pranonte rezultatin e zgjedhjeve, kjo do ta çonte vendin në një territor të paeksploruar. Biden ka sugjeruar që nëse kjo do të ndodh, ushtria mund ta heqë Trumpin nga Shtëpia e Bardhë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat