“Flluskat” e restoranteve për të mbrojtur myshterinjtë nga koronavirusi

Amerika

“Flluskat” e restoranteve për të mbrojtur myshterinjtë nga koronavirusi

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

15 flluska plastike janë vendosur anash një restoranti francez në Manhattan të New Yorkut.

“Flluskat” po mbrojnë myshterinjtë nga përhapja e koronavirusit dhe po shërbejnë si strehë ndaj ftohtit dhe shiut.

Pronari i restorantit, të cilin e bleu para 15 vjetësh, gjeti flluskat në internet, kur po tentonte të gjente një mënyrë për mbijetesën e biznesit të tij.

Secila kushton nga 400 dollarë, por pronari Alain thotë se janë investim i mirë.

Si krejt restorantet e New Yorkut, edhe “Cafe Du Soleil” u godit rëndë nga izolimi i madh i shtetit.

Puna në ambientet e jashtme ka shpëtuar restorantin, mirëpo Alain thotë se kjo nuk është e mjaftueshme për mbijetesë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat