Pas raportimeve se ka paguar vetëm 750 dollarë taksa, Donald Trump: Kam paguar miliona dollarë taksa

Amerika

Pas raportimeve se ka paguar vetëm 750 dollarë taksa, Donald Trump: Kam paguar miliona dollarë taksa

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 19:48
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot, pasi New York Times shkroi se ka paguar vetëm 750 dollarë taksa për shtetin, se ka paguar “miliona dollarë” dhe se kishte të drejtë për pauzim të taksave dhe amortizime.

Në një seri mesazhesh në llogarinë personale në Twitter, presidenti republikan iu përgjigj një raporti të gazetës amerikane se pagoi vetëm 750 dollarë si taksë federale të të ardhurave për vitin 2016 dhe 2017 gjersa nuk ka paguar taksa mbi të ardhurat gjatë dhjetë nga pesëmbëdhjetë vitet e fundit.

“Kam paguar miliona dollarë taksa, por si të tjerët, unë kisha të drejtë për zhvlerësim dhe pushim të taksave”, shkroi ai në Twitter.

“Unë kam borxh jashtëzakonisht të vogël. Kam shumë pak borxh në lidhje me vlerën e pronës”, tha më tutje presidenti amerikan.

Presidenti republikan, i cili do të takohet me kundërshtarin demokrat Joe Biden për herë të parë në një debat të martën mbrëma para zgjedhjeve të 3 nëntorit, ka shkruar se ka “pasuri të pabesueshme” dhe “raporte financiare shumë mbresëlënëse”.

Ndryshe, Trump ende refuzon të publikoj të dhënat për taksat e paguara, duke devijuar nga praktika standarde e kandidatëve presidencialë për dekada, duke pretenduar se është nën kontroll nga agjencia e taksave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat