John King i CNN-it: Nëse Biden fiton Arizonën dhe Nevadën, ai i fiton zgjedhjet

Amerika

John King i CNN-it: Nëse Biden fiton Arizonën dhe Nevadën, ai i fiton zgjedhjet

Nga: A.M. Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 23:34
Joe Biden, Jill Biden

Nëse i nominuari demokrat për president, Joe Biden vazhdon kryesimin e tij në Nevada dhe Arizona, ai do të sigurojë 270 votat elektorale të nevojshme për të marrë presidencën, tha John King i CNN-it këtë pasdite.

"Joe Biden po udhëheq dhe Wolf [Blitzer] ia arrinë qëllimit, nëse Joe Biden e mbron epërsinë në Nevada dhe Arizona dhe ai arrin në 270 vota elektorale edhe nëse nuk fiton shtetin e Pensilvanisë”, tha King.

Zbulimi i numrave të Arizonës: Ka akoma më shumë se 600,000 fletë votimi të mbetura për t'u numëruar, zyrtarët i thanë CNN.

Midis 615,000 dhe 635,000 fletëvotime, ndoshta më shumë, kanë mbetur të numërohen në Arizona, sipas zyrtarëve, shkruan “Bota sot”.

Biden aktualisht kryeson Trump me rreth 93,000 vota në të gjithë vendin, 51% në 47.6%, sipas numërimit të fundit të CNN. Sipas vlerësimeve joformale, Trump do të duhet të fitojë afërsisht 58% të votave të përafërsisht për të kapërcyer epërsinë e Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat