Vogëlushi qëllon një burrë në kokë pas gjen një armë në banakun e kuzhinës

Amerika

Vogëlushi qëllon një burrë në kokë pas gjen një armë në banakun e kuzhinës

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 16:35
Ilustrim

Identiteti dhe mosha e viktimës dhe fëmijës nuk është bërë e qartë, por fëmija dihet të jetë nën moshën 4 vjeç

Një fëmijë nën moshën 4 vjeçare ka qëlluar me armë një burrë, pasi e gjeti armën e mbushur mbi banak, shkruan “DailyStar”.

I rrituri është në gjendje kritike pas aksidentit që ndodhi në një shtëpi në Florida.

Policia thonë se arma ishte nënë në vend ku fëmija mund ta merrte, dhe se ata u thirrën në vendngjarje nga një person i tretë.

Identiteti i asnjërit nuk është bërë publik, dhe mosha e fëmijës nuk është specifikuar.

Pas investigimit të policisë, u konfirmua se fëmija e kishte qëlluar burrin aksidentalisht.

Policia gjithashtu shfrytëzoi rastin për të iu kujtuar të gjithë personave që kanë leje për armëmbajtje që të mbajnë armët në vende ku fëmijët nuk mund ti prekin.

Brenda vitit 2020 vetëm në SHBA ka pasur mbi 60 raste ku fëmijët nën moshën 4 vjeçare kanë shtënë dikë me armë.

Sipas një organizate për sigurinë e armëve, rreth 100 persona në SHBA vriten çdo ditë nga armët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat