Kanada, shteti i dytë në botë që aprovon vaksinën e Pfizerit kundër COVID-19

Amerika

Kanada, shteti i dytë në botë që aprovon vaksinën e Pfizerit kundër COVID-19

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

“Health Canada” ka aprovuar vaksinën Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 për përdorim në këtë vend.

Është një moment kritik në luftën e Kanadasë kundër coronavirusit pasi që është vaksina e parë që merr dritën e gjelbër.

Agjencia federale e shëndetit e ka konsideruar vaksinën efektive dhe të sigurt për përdorim në vend, që do të thotë se ekipi përgjegjës për shpërndarjen e vaksinave tani mund të fillojë procesin e administrimit të tyre, raporton cbsnews.

“Health Canada ka përcaktuar që vaksina Pfizer-BioNTech plotëson kërkesat e rrepta të Departamentit për sigurinë, efikasitetin dhe kërkesat e cilësisë për përdorim në Kanada”, njoftoi “Health Canada” gjersa zbardhi edhe një ser dokumentesh në lidhje me vendimin.

Theksojmë se kanadezët bëhen shteti i dytë në botë që aprovon vaksinën e kompanisë Pfizer pas Britanisë së Madhe.

Ndryshe, Kanada deri më tani ka regjistruar mbi 433 mijë të infektuar me virus gjersa 12931 persona kanë vdekur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat