​Pentagoni përgatitet për vaksinimin fillestar kundër COVID-19

Amerika

​Pentagoni përgatitet për vaksinimin fillestar kundër COVID-19

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Pentagoni do të kryejë vaksinimin fillestar kundër virusit korona në 16 vende në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit dhe përparësia do t'u jepet punonjësve shëndetësorë, atyre në shërbimet e urgjencës dhe përdoruesve të shtëpive për personelin ushtarak në pension, raporton AP.

Pas kësaj, kur të vihet në dispozicion stoku i ardhshëm i vaksinave, imunizimi do të kryhet midis personelit ushtarak që kryen detyra me rëndësi kryesore kombëtare, si ekipet e ngarkuara me armë bërthamore dhe sigurinë kibernetike, por edhe në njësi të caktuara ushtarake që po përgatiten për vendosje.

Vaksinimi do të bëhet vullnetarisht pasi vaksina Pfizer fillimisht ishte menduar për përdorim urgjent, por më vonë mund të bëhet e detyrueshme nëse Administrata e Ushqimit dhe Barnave lëshon një aprovim të plotë për përdorim, thanë zyrtarët.

Disa zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes do të jenë ndër të parët që do të marrin vaksinën, të tillë si ministri i Përkohshëm Christopher Miller dhe gjenerali Mark Miley, komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane. Disa prej tyre do të marrin vaksinat në publik për të treguar besimin e Pentagonit në sigurinë e vaksinave.

Pentagoni fillimisht do të marrë pak më pak se 44.000 doza vaksine, dhe koha e fillimit të vaksinimit varet kur Administrata e Ushqimit dhe Barnave do të lëshojë miratimin për shpërndarjen dhe përdorimin e vaksinës Pfizer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat