Biden synon të vaksinoj 100 milionë amerikanë

Amerika

Biden synon të vaksinoj 100 milionë amerikanë

Nga: F. B. Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 12:36
Biden

Presidenti i sapozgjedhur amerikan i ShBA-ve Xhoe Bajden ka thënë se opinioni amerikan duhet të ketë besim në vaksinën kundër covid-19 që shumë shpejtë mund të jetë e gatshme për përdorim, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Biden ka thënë se lufta kundër pandemisë “ punë serioze” që kërkon “udhëheqje presidenciale”.

Bordi këshillëdhënës në Drejtorinë për ushqim edhe barna në SHBA (FDA) dje me shumicë bindëse ka mbështetur përdorimin urgjent të vaksinës kundër virusit të kompanisë Fajzer, kështu që vendin e ndanë vetëm një hap nga vaksinimi që mund të ndal epideminë ku kanë vdekur mbi 300 mijë amerikan.

Vaksinimi do të mund të filloj brenda disa dite, varësisht nga ajo se sa shpejtë FDA të mund të përgjigjet në rekomandimet e bordit këshillues.

Biden ka përsëritur deklaratën optimiste se qëllimi është që 100 milionë qytetarë të vaksinohen në 100 ditët e para të mandatit të tij si president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat