Dy elefantë ngordhin nga virusi vrasës në kopshtion zoologjik të New York

Amerika

Dy elefantë ngordhin nga virusi vrasës në kopshtion zoologjik të New York

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 21:43
Foto

Një elefant pesë-vjeçar ka vdekur sot në kopshtin zoologjik të Syracuse në New York, i dyti brenda një jave nga i njëjti virus vrasës që prek kafshët aziatike.

Batu vdiq mëngjesin e të premtes, tre ditë pasi ngordhi vëllaii tij Ajay, në kopshtin zoologjik të Syracuse. Të dy ata u mposhtën nga virusi i Herpeve Endoteliotropike, që prek elefantët aziatikë.

Batu po trajtohej me mjekime prej një jave, por analizat e gjakut rezultuan përsëri pozitive te premten me virusin e elefantit. Megjithë transfuzionet e gjakut, virusi kishte dalë jashtë kontrolli, tha drejtori i kopshtit zoologjik Ted Fox.

“Megjithse ne e dinim se kjo mund të ndodhte, është e vështirë të pranohet. Fjalët nuk mund të shprehin trishtimin dhe dhimbjen tonë,” tha zyrtari i bashkisë Ryan McMahon për rrjetin NBC.

Që prej rezultimit pozitiv me virusin një javë më parë, Batu “u shtri të shlodhej dhe nuk u ngrit më” shtoi Fox.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat