Çifti amerikan vdesin ndaras brenda një dite nga koronavirusi

Amerika

Çifti amerikan vdesin ndaras brenda një dite nga koronavirusi

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 19:32
Foto

Tony dhe Lisa Vasquez kanë qenë së bashku që në shkollën e mesme dhe javën e kaluar, vetëm disa orë larg, ata të dy vdiqën pas infektimit me COVID-19.

Ata të dy u rritën në Superior, Arizona. Tony u bashkua me Marinën dhe shërbeu gjashtë vjet. Ata u martuan në vitin 1999 dhe më vonë kishin një vajzë, Brisa, e cila tani është 17 vjeç, shkruan CNN.

Tony dhe Lisa tani janë fatkeqësisht në mesin e më shumë se shtatë mijë qytetarëve të Arizonës që vdiqën pasi u infektuan me coronavirusin.

Të dy ishin të përfshirë në mënyrë aktive në jetën e vajzës së tyre, veçanërisht për shkak të aktiviteteve të saj në ekipin e notit në Shkollën e Mesme Chandler në Arizona.

Tony, 56, dhe Lisa, 53, u diagnostikuan me virus në nëntor. Tony ndërroi jetë në orët e vona të 2 dhjetorit dhe Lisa në orët e para të 3 dhjetorit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat