​SHBA: Drejtori i CDC nënshkruan rekomandimin për përdorimin e vaksinës antiCOVID-19

Amerika

​SHBA: Drejtori i CDC nënshkruan rekomandimin për përdorimin e vaksinës antiCOVID-19

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Drejtori i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin (CDC), Robert Redfield, njoftoi sot se ka nënshkruar rekomandimin e Bordit Këshillues të Imunizimit për përdorimin e vaksinës Pfizer kundër koronavirusit.

Redfield tha në një deklaratë se ai nënshkroi rekomandimin mbrëmë, raporton Reuters.

Të shtunën, bordi këshillues rekomandoi unanimisht përdorimin e vaksinës së Pfizer dhe Biontech si adekuate për vaksinimin e amerikanëve mbi moshën 16-vjeç.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave amerikane më parë lëshoi një aprovim për përdorimin emergjent të vaksinës të premten.

Vaksinimi në SHBA duhet të fillojë nesër, pasi shpërndarja e vaksinave në spitale është në proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat