Trump dhe Pence do kenë mundësi të vaksinohen për Covid-19 duke filluar nga e hëna

Amerika

Trump dhe Pence do kenë mundësi të vaksinohen për Covid-19 duke filluar nga e hëna

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 00:03
Pence dhe Trump

Presidentit Trump, Zëvendës Presidentit Pence dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të SHBA do t’u ofrohet vaksina për Covid-19 nga e hëna, raporton Reuters.

Personeli thelbësor në Shtëpinë e Bardhë dhe zyrtarë të caktuar brenda tre degëve të qeverisë do të vaksinohen brenda 10 ditëve të ardhshme, i thotë një burim agjencisë së lajmeve.

Shtetet e Bashkuara filluan shpërndarjen e vaksinave në mbarë vendin të dielën, ndërsa përparësi kanë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe rezidentët e shtëpive të të moshuarve.

Të paktën 2.9 milion doza fillestare do të dorëzohen deri të mërkurën, ndërsa zyrtarët thonë se 20 milion amerikanë mund ta marrin regjimin me dy injektime deri në fund të vitit dhe 100 milion deri në mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat