Mbështetësi i Trumpit: Dikush do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, me shumë gjasë Biden

Amerika

Mbështetësi i Trumpit: Dikush do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, me shumë gjasë Biden

Nga: F.B Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 12:35
Mbështetësi i Trumpit: Dikush do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, me shumë gjasë Biden

Alex Jones, teoricieni më i njohur amerikan i konsipracioneve dhe djathtist, ka porositur se Joe Biden do të “hiqet” nga zyra e presidentit në këtë apo në atë mënyrë”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai këtë e tha duke folur në tubimin mbështetës për presidentin aktual Donald Trump, kur presidentin e zgjedhur e quajti “mumje në këmbë”.

Gjatë fjalimit në tubimin në Uashington, ku ishin tubuar mbështetësit e Trumpit, që konsiderojnë që presidenti aktual është vjedhur, Jones nënvizoi se Trump “presidenti më i mirë rë ka pasur ndonjëherë vendi”.

"Kurrë nuk do të mbështesim pedofilët satanik, globalistin e rregullimit të ri botëror dhe të vdekurin e tyre që ec, kufomën e ringjallur Joe Biden dhe kurrë nuk do ta pranojmë. Trump nuk ka lidhje me rusët, nuk ka fakte të asaj lidhje. Katër vite hetime. Sa i përket Rusisë dhe Bajdenit, ai hetim u hap edhe u mbyll” tha Jones.

Sipas tij "Pra, nuk di kush do hyj në Shtëpinë e Bardhë brenda 38 ditëve, por e di se – Joe Biden është globalist dhe Biden do të hiqet në këtë apo në atë mënyrë” tha Jones transmeton Index.hr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat