A do të marrë pjesë Trump në inaugurimin e Joe Biden si president?

Amerika

A do të marrë pjesë Trump në inaugurimin e Joe Biden si president?

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 20:08
Biden dhe Trump

Presidenti amerikan Donald Trump refuzoi ti përgjigjej pyetjes nëse  do të merrte pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në janar.

Trump vazhdon  të këmbëngulë që Biden ka humbur.

“Unë nuk dua të flas për këtë” i tha presidenti drejtuesit të Fox News, Brian Kilmeade, në një intervistë televizive kur e pyeti nëse ai “do të paraqitej në inaugurim”.

Trump më pas pretendoi se ai nuk i humbi zgjedhjet.

“Unë dua të flas për këtë.  Ne kemi bërë një punë të shkëlqyeshme. Kam marrë më shumë vota se çdo president në historinë e vendit tonë… Dhe ata thonë se kemi humbur në zgjedhje.”

Ekipi i fushatës së presidentit në detyrë, Donald Trump  ka ngritur dhjetëra procese gjyqësore që pretendojnë mashtrim të gjerë të votuesve në disa shtete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat