​Konfirmohet rasti i parë i COVID-19 midis vizonit të egër në Utah të SHBA-së

Amerika

​Konfirmohet rasti i parë i COVID-19 midis vizonit të egër në Utah të SHBA-së

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Pranë fermës së infektuar të vizonit në shtetin amerikan të Utah, është konfirmuar rasti i parë i koronavirusit midis kafshëve të egra të kësaj specie, raporton BBC.

Në një paralajmërim të lëshuar për Shoqërinë Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive, zyrtarët veterinarë të SHBA thanë se vizoni i egër ishte testuar pozitiv për koronavirus pranë një ferme të infektuar në Utah.

Ky është rasti i parë i njohur i COVID-19 që konfirmohet midis vizonit të egra, gjë që ka ngritur shqetësime se virusi mund të përhapet edhe në këtë popullatë.

Vizoni i rritur në fermat e gëzofit janë të ndjeshëm ndaj infektimit me koronavirus.

Rastet e infeksionit me COVID-19 janë konfirmuar në fermat e vizonit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, andaj miliona prej këtyre kafshëve janë shkatërruar deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat