Coca-Cola zvogëlon numrin e punëtorëve, pëson rënie në shitje si pasojë e pandemisë

Amerika

Coca-Cola zvogëlon numrin e punëtorëve, pëson rënie në shitje si pasojë e pandemisë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 23:29
Coca-Cola

Coca-Cola ka planifikuar ta zvogëlojë për dy mijë e 200 numrin e punëtorëve, 1200 prej të cilëve vetëm në SHBA.

Ky hap do të ndërmerret për shkak se siç thonë kanë pësuar rënie në shitje si pasojë e koronavirusit, raporton CNN.

Në SHBA kanë qenë dhjetë mijë e 400 të punësuar në fund të vitit të kaluar dhe zvogëlimi i paralajmëruar tash paraqet 12 përqind të forcës punëtore. Vetëm në Atlanta, aty ku kompania e ka selinë qendrore, rreth 500 vende pune do të shkurtohen, ka njoftuar kjo kompani këtë të enjte.

Në tetor Coca-Cola ka njoftuar se do të anulojë rreth 200 brende, apo gjysma e portofilos së saj.

Janë rreth 86 mijë e 200 punëtorë që punojnë për Coca-Cola anembanë botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat