ShBA, mbyllja e mundshme e qeverisë ndërlikon negociatat për ndihmën ndaj ekonomisë

Amerika

ShBA, mbyllja e mundshme e qeverisë ndërlikon negociatat për ndihmën ndaj ekonomisë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 23:42
ShBA

Kongresi amerikan u vu nën presion sot për të gjetur një konsensus mbi planin e mbështetjes së ekonomisë përpara një paralize të mundshme të administratës federale që mund të ndodhë që në mesnatë.

Javën e kaluar, Kongresi i dha vetes një pushim të shkurtër duke zgjatur miratimin e ligjit të financave deri më 18 dhjetor për të shmangur një “mbyllje” dhe për të kursyer më shumë kohë për të negociuar buxhetin 2021, raporton ATSh.

Megjithatë, disa orë para skadimit të afatit të ri, diskutimet janë ende në një ngërç dhe financimi publik mund të dështojë.

Ky afat vjen ndërsa demokratët dhe republikanët përpiqen të nënshkruajnë një marrëveshje për ndihmë ndaj familjeve dhe bizneseve të goditura rëndë nga kriza e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Vendi ka nevojë të dëshpëruar për një plan të ri ndihme, pasi rritja e paparë e rasteve COVID-19 ka dobësuar sërish ekonominë amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat