Për 10 orë qëndroi i ngujuar brenda veturës së mbuluar me borë, burrin nga Nju Jorku mezi e lokalizon policia – e dërgojnë me urgjencë në spital

Amerika

Për 10 orë qëndroi i ngujuar brenda veturës së mbuluar me borë, burrin nga Nju Jorku mezi e lokalizon policia – e dërgojnë me urgjencë në spital

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 06:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 58-vjeçar nga Nju Jorku, është shpëtuar pasi për 10 orë qëndroi i ngujuar brenda veturës, pasi trashësia e borës prej katër metrave ia kishte bllokuar mjetin transportues dhe e kishte pësuar keq nga hipotermia, shkruan Sky News.

Gjithçka ndodhi kur mbeti pa ngrohje derisa stuhia e borës e godiste Nju Jorkun dhe disa qytete tjera në Shtetet e Bashkuara.

Ai disa herë kishte kërkuar ndihmë, megjithatë policët që u shfaqen disa herë në vend të ngjarjes nuk kanë mundur të lokalizojnë veturën e mbuluar nga bora.

Image

E kur më në fund e gjetën, e dërguan burrin me urgjencë në spital pasi ishte goditur rëndë nga hipotermia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat