Dramë në aeroportin e Nju Jorkut, dy pasagjerë hapën derën dhe dolën nga aeroplani në lëvizje – policia i arrestoi menjëherë

Amerika

Dramë në aeroportin e Nju Jorkut, dy pasagjerë hapën derën dhe dolën nga aeroplani në lëvizje – policia i arrestoi menjëherë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Dy pasagjerë që ishin në aeroplanin që po udhëtonte nga Nju Jorku drejt Atlantas, kishin hapur derën derisa fluturakja ishte në lëvizje në pistë, duke u lëshuar “nga tobogani”.

Incidenti ka ndodhur të shtunën në aeroportin La Guardia në Nju Jork, e pas këtij veprimi pasagjerët janë kapur nga autoritetet e rendit.

Fluturakja është rikthyer në pistë, e pasagjerët tjerët janë liruar disa minuta më vonë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre.

Në anën tjetër, inxhinierët dhe punëtorët teknik kanë analizuar në detaje aeroplani për t’u siguruar që mund të rikthehet në përdorim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat