Të shtëna me armë në Illinois, tre të vdekur dhe po aq të plagosur

Amerika

Të shtëna me armë në Illinois, tre të vdekur dhe po aq të plagosur

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 16:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre njerëz u vranë dhe po aq u plagosën kur një sulmues i armatosur hapi zjarr në një rrugicë në Rockford, Illinois.

Sipas policisë, sulmuesi 37-vjeçar u arrestua. Policia beson se ishte një sulm i rastësishëm, raporton AP.

Shefi i policisë, Dan O’Shea tha se dy adoleshentë u goditën në të shtënat. Ai shtoi se nuk besonte se ndonjë nga policët qëlloi gjatë arrestimit të të dyshuarit.

Kryetari i bashkisë Rockford, i cili ndodhet 130 kilometra në veriperëndim të Chicagos, tha se ishte i zemëruar dhe i trishtuar për shkak të incidentit.

Drejtori lokal i Rockfordit Star njoftoi se ky vit ishte më vdekjeprurësi kur bëhet fjalë për vrasjet, sipas të dhënave të regjistruara që nga viti 1965.

Ndryshe, 35 njerëz u vranë në atë qytet këtë vit, gjë që theu rekordin e vitit 1996, kur u vranë 31 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat