​SHBA: Një numër rekord i grave në Kongresin e ardhshëm

Amerika

​SHBA: Një numër rekord i grave në Kongresin e ardhshëm

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 18:39
Kongresi

Një numër rekord i grave do të ulen në përbërjen e re, të 117-të të Kongresit amerikan, i cili do të fillojë të punojë në janar.

Do të ketë të paktën 141 gra në Kongres - 105 nga Partia Demokratike dhe 36 nga Partia Republikane.

Në këtë mënyrë, rekordi i mëparshëm nga përbërja e fundit u thye, kur kishte 127 anëtarë të gjinisë së bukur, njoftoi Universiteti Ratgers për Gratë dhe Politikën (CAWP).

Republikanët gjithashtu thyen rekordin për numrin e grave që do t'i përfaqësojnë në të dy dhomat e Kongresit (36), rekordi i mëparshëm ishte 30, në vitin 2006, ndërsa demokratëve u mungon një grua për të barazuar rekordin nga 2019, raporton ABC News.

Vitin e ardhshëm, do të ketë të paktën 51 gra jo të bardha në Kongres, që është një rekord, nga të cilat 46 janë nga Partia Demokratike dhe pesë nga Partia Republikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat