SHBA-ja regjistron rekord të ri ditor për numrin e vdekjeve nga coronavirusi

Amerika

SHBA-ja regjistron rekord të ri ditor për numrin e vdekjeve nga coronavirusi

Më: 6 janar 2021 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një rekord të ri sa i përket numrit të vdekjeve brenda 24 orëve shkaku i coronavirusit.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, 3,939 kanë vdekur brenda një dite.

Në të njëjtën kohë, vendi ka regjistruar më shumë se 250 mijë raste të reja të të infektuarve me COVID-19, raporton cnn.

Numri i njerëzve në spitale është gjithashtu më i larti që nga fillimi i pandemisë. Më shumë se 131 mijë pacientë janë në shtretërit e spitaleve për shkak të virusit, sipas projektit Covid Tracking. Situata është veçanërisht shqetësuese në jug dhe perëndim.

Shërbimet e urgjencës në Los Angeles kanë filluar ristrukturimin e oksigjenit dhe shtretërve, duke kërkuar që ambulancat të mos sjellin njerëz me sulme në zemër në spitale shanset e të cilëve për të mbijetuar janë gati zero. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat