Mbi 50 persona u arrestuan, FBI kërkon ndihmë për të identifikuar protestuesit në Uashington

Amerika

Mbi 50 persona u arrestuan, FBI kërkon ndihmë për të identifikuar protestuesit në Uashington

Më: 7 janar 2021 Në ora: 10:24
Mbi 50 persona u arrestuan, FBI kërkon ndihmë për të identifikuar protestuesit në Uashington

FBI-ja kërkon ndihmë për identifikimin e individëve, të cilët janë duke nxitur në mënyrë aktive dhunë në Uashington DC.

Ajo kërkon ndihmë dhe për materiale nga media digjitale në lidhje me dhunën që shpërtheu, më 6 janar.

Policia tha se katër veta humbën jetën gjatë protestave para dhe brenda ndërtesës së Kongresit amerikan, përfshirë një grua që u plagos brenda ndërtesës. Mbi 50 persona u arrestuan për ngjarjen.

Ata që janë dëshmitarë të veprimeve të dhunshme të paligjshme janë të lutur të informojnë në fbi.gov/USCapito ose të telefonojnë në 1-800-CALL-FBI (1-‪800-225-5324).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat