Prokurorët federalë nisin hetimet ndaj Donald Trumpit

Amerika

Prokurorët federalë nisin hetimet ndaj Donald Trumpit

Më: 7 janar 2021 Në ora: 23:22
Donald Trump

Prokurori i Përkohshëm i SHBA-së, Michael Sherwin tha se ata po shikojnë të gjithë personat e përfshirë në trazirat në ndërtesën e Kongresit Amerikan ditën e djeshme.

Sipas CNN, ai ka pohuar se të gjitha rastet po hetohen duke përfshirë rolin e presidentit amerikan, Donald Trump.

I pyetur drejtpërdrejt nga një reporter nëse hetuesit po hetojnë rolin që luajti Trump në tubim, Sherwin tha, “Ne po shikojmë të gjithë aktorët këtu dhe këdo që ka pasur një rol dhe, nëse provat përshtaten me elementet e krim, ata do të akuzohen.”

Theksojmë se shumë senatorë demokratë dhe disa republikanë kanë akuzuar presidentin amerikan në largim si nxitës të dhunës dhe shkaktar të protestave në Capitol Hill.

Katër persona ndërruan jetë si pasojë e trazirave në Kongresin Amerikan, ku qindra mbështetës të Trumpit pushtuan tempullin e demokracisë amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat