Në hirin e Amerikës, klani Trump po planifikon të ardhmen e tij të artë

Amerika

Në hirin e Amerikës, klani Trump po planifikon të ardhmen e tij të artë

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 9 janar 2021 Në ora: 12:47
Familja Trump

Incidentet në Uashington shihen si pika me e ulët e mandatit të Donald Trump. Vetë Presidenti ka të ngjarë të mos pajtohet. Ai arriti atë që dëshironte gjithmonë: një vend të ndarë. Themelet për ambiciet e ardhshme politike dhe një e ardhme e artë për klanin e tij tashmë është vënë - në hirin e Amerikës.

Tymi vazhdon mbi Kapitol në Uashington. Jo në kuptimin e drejtpërdrejtë - por "Dita e Turpit" e Amerikës, siç e kanë përshkruar disa drejtues amerikanë të lajmeve, më në fund ka sjellë një klimë politike tashmë të paqartë.

Dhe sigurisht, mekanizmat e njohur tani hyjnë në lojë kur Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve dhe armiku kryesor i Trumpit, Nancy Pelosi, këmbëngul në fajësimin e presidentit në detyrë - qoftë përmes ndryshimit të 25-të të Kushtetutës, e cila lejon nënkryetarin Pence, me një shumicë të thjeshtë në kabinet te pranoj dhe të deklarojë eprorët e tij të paaftë për detyrë, ose përmes një "procedure të dytë të fajësim - shkarkimit".

As njëra dhe as tjetra nuk ka të ngjarë të ndodhin. Ka një mungesë kohe dhe, siç ndodh shpesh, vullneti politik i Partisë Republikane mungon, për të dy proceset .

Donald Trump i di të gjitha këto. Zemërimi rreth trazirave të mërkurën në mbrëmje duhet ta shqetësojë atë shumë pak, përkundrazi. Me sulmet e mbështetësve të tij në qendrën demokratike të Amerikës, Trumpi gjithashtu arriti në mënyrë simbolike qëllimin e tij, për të cilin ai ka qenë duke luftuar edhe më i papërmbajtur që nga humbja e tij zgjedhore në nëntor: ndarja e Amerikës në pro dhe kundër Trumpit.

Donald Trump: Kursi është vendosur për një rikthim politik

Kur Trumpi të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar, kursi do të përcaktohet për një rikthim politik, ndoshta si kandidat republikan për president në 2024. Me 74.2 milion vota, Trumpi fitoi dymbëdhjetë milion vota më shumë në humbjen e tij nëntorin e kaluar, sesa kur fitoi zgjedhjet në 2016. Rezultati i dytë ishte më i miri ndonjëherë në të ashtuquajturën "Vota Popullore" pas 81.2 milion votave të Joe Biden. Në çdo zgjedhje tjetër në SHBA, një rezultat i tillë do të kishte mjaftuar për të fituar.

Por ndryshe nga rasti i Demokratëve, votuesit e të cilëve vijnë gjithnjë e më shumë nga spektri i majtë dhe kështu vendosin forcat e vendosura në parti në një test shperthyes mbështetësit e Trumpit, dhe kështu një pjesë e madhe e elektoratit republikan qëndrojnë të bashkuar pas heroit të tyre të rënë dhe te Mitit „ humbësit të tradhtuar“. Kulti rreth personit të tij do ta bëjë Trumpin si zërin e gjysmës së një kombi edhe pas mandatit të tij në detyrë, i cili sjell me vete: fuqinë dhe ndikimin.

Trumpi ka mbetur gjithçka, por joaktiv në javët e fundit, edhe kur bëhet fjalë për sigurimin e ndikimit mbi Partinë Republikane, në të cilën ai ka ndikuar fuqimisht, për katër vitet e ardhshme.

Menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve, Trumpi thirri në ekzistencë një "komitet të veprimit politik të Lidershipit", një grup lobimi në nivelin federal të quajtur "Ruaje Amerikën", i cili lejohet të dhuroi deri $ 5,000 për person në vit. Megjithatë, numri i donatorëve nuk është i kufizuar, një instrument i fuqishëm në lidhje me bazën besnike dhe miliona të votuesve të Trumpit.

Strategu politik republikan Matt Gorman i tha New York Times se Trumpi nuk do të zhduket përfundimisht nga skena politike në të ardhmen e afërt. "Ai do të ndërhyjë në debatin kombëtar në një mënyrë që askush nga paraardhësit e tij nuk e bëri".

Trumpi nuk do mund të përdorte donacionet nga grupi i tij i sapoformuar i lobit, për një fushatë të mundshme zgjedhore në 2024, por ai mund ta përdorte atë për të mbështetur financiarisht mbështetësit e partisë gjatë katër viteve të ardhshme dhe kështu t'i vendoste në pozicione të fuqishme.

Trump dhe media: a vjen së shpejti Trump TV?

Trumpi, nga ana tjetër, ka të ngjarë të vuajë nga bllokimi dy-javor i llogarisë së tij në Facebook dhe bllokimi i kanalit të tij në Twitter që tani është hequr pas trazirave në Uashington. Presidenti gjithmonë ka mbledhur mbështetësit e tij këtu; ai i përdor llogaritë e tij si një kanal i drejtpërdrejtë për të përhapur interpretimet e tija të vetë ngjarjeve.

 

Trumpi ka nevojë për media me shume se çdokush tjetër. Raportimi  i turpshëm nganjehere i transmetuesit FOX News, në programet e të cilit Trumpit pëlqente të telefononte direkt, e ndihmoi atë të bëhej jashtëzakonisht i popullarizuar tek masat. Një platformë që ai do ta humbasë pak pas kohës së tij si president.

Që nga nata e zgjedhjeve, kur analistët e FOX News ia atribuan shumë konkurrues të Arizonës per Joe Biden, para të gjitha portaleve të tjera, marrëdhënia midis stacionit dhe Trumpit  konsiderohet e brishtë.

Kështu që është mjaft e mundshme që presidenti i larguar i SHBA-ve, do të përpiqet të promovojë më tej pavarësinë e tij nga mediat. Tashmë në mes të nëntorit, portali amerikan i lajmeve "Axios" raportoi , duke cituar burime konfidenciale, se Trumpi po planifikonte të fillonte shërbimin e tij të transmetimit një Online Streaming,për ndjekësit e tij.

Numri i madh votuesve nga koha e tij si president mund ta ndihmojnë atë që të ketë në fokus klientë të caktuar. Në Amerikë, listat zgjedhore të Trumpit konsiderohen të jenë më të vlefshmet për të gjithë spektrin politik dhe saktësia e tyre e ndihmoi atë të arrijë një fitore të befasishme zgjedhore ndaj Hillary Clinton në 2016.

Ivanka po hyn në pozitë, në rrjedhën e shpejtë të Trump

Mbetet për t'u parë nëse Trump do të kandidojë përsëri për president në 2024. Paditë civile të kërcënuara për shkelje tatimore ose një pasojë të mundshme ligjore me synimin për katër vitet e kaluara të mandatit të tij, duhet gjithashtu të jenë vendimtare. Por në klanin Trump është një protagoniste tjetër, vajza Ivanka, e cila po insiston të hyj në skenën politike, si këshilltare politike në Shtëpinë e Bardhë.

Ivanka kaloi nga të qenit një anëtare liberale e shoqërisë së lartë të Nju Jorkut në një nga mbështetësit më të zëshëm të babait të saj gjatë mandatit të tij, duke fituar popullaritet të madh midis votuesve të Trumpit.

Ivanka ndoshta do të përpiqet të zgjerojë Kapitalin e saj politik nga Florida jugore në të ardhmen. Atje, vajza e Presidentit dhe burri i saj Jared Kushner blenë një pronë me vlerë 31 milion dollarë amerikanë.

Politikisht, Ivanka mund të përfitojë nga dy grupe votuesish në Florida: komuniteti i madh hebre dhe amerikanët me rrënjë kubane , të cilët përfaqësohen mirë atje.

Ndërsa komuniteti hebre i Floridas ka simpati për çiftin kryesisht për shkak të besimit të rreptë hebre të Jared Kushner, pjesa e popullatës e lindur në Kubë konsiderohet të jetë jashtëzakonisht konservatore. Arsyeja për këtë është frika e një zhvendosje në të majtë në politikën amerikane, të cilën shumë e barazojnë me revolucionin  e Fidel Castros në atdheun e paraardhësve të tyre. Kjo mund t'i përshtatet ambicieve politike të Ivankës. Adam Smith, komentatori i lajmeve për gazetën e përditshme "Tampa Bay Times" parasheh ndoshta edhe një kandidaturë të saj në Senat.

Republikani Marco Rubio duhet të kandidojë për vendin e tij në Senat përsëri në 2022, por sipas Smith, Rubio, sigurisht nuk do të donte të pengonte Ivankën në këtë rrugë. Në zgjedhjet paraprake të vitit 2016, Rubio pësoi një humbje prej 20 përqind kundër Donald Trumpit. Ivanka mund të parashikojë gjithashtu një garë për guvernatore - sipas kushtetutës së Floridës, megjithatë, ajo do të duhet të regjistrohet në Floridë për të paktën shtatë vjet.

Vëzhgues të tjerë mendojnë se Ivanka mund t'i afrohet karrierës së saj të ardhshme politike në mënyrë më modeste, të tilla si fillimisht kandidimi për kryebashkiak në Indian Creek Island.

Melania Trump: Zonja e Parë spekulon për një marrëveshje fitimprurëse të librit dhe është "larg nga e përfunduara"

Me sa duket, as zonja e parë nuk mendon shumë për një dalje të qetë. Në rolin e saj si gruaja e parë në shtet, Melania Trump ka qenë e kujdesshme në katër vitet e fundit, por kjo mund të merr fund kur të përfundojë presidenca e burrit të saj.

Një person i brendshëm i tha portalit amerikan të lajmeve “Page Six” se Melania ishte në bisedime për një marrëveshje për një libër, rreth kujtimeve të saj në Shtëpinë e Bardhë. Një marrëveshje që mund të jetë fitimprurëse financiarisht. Sepse në jetën e Zonjës së Parë me Presidentin pas mureve të Shtëpisë së Bardhë ka zgjuar një interes të madh publik në Shtetet e Bashkuara, që nga libri i zbulimit të ish-shoqërueses të saj Stephanie Winston Wolkoff.

Në librin "Melania & Me", Wolkoff ngre disa akuza dhe përshkruan Trumps si "familja më e prishur në botë". Deklaratat që Melania me sa duket dëshiron t’i kundërshtojë me forcë. "Është larg nga përfundimi dhe nuk do të shkojë aq në heshtje siç pritet," citohet personi i brendshëm më tej.

 Donald Trump Jr mund të bëhet shpërthyes ligjërisht

Ndërsa Ivanka dhe Melania tashmë jane duke punuar në planet e tyre të karrierës, pas kohës së tyre në Washington DC. Për djalin e Trampit, mund të bëhet ligjërisht e pakëndshme , Donald Trump Jr. Arsyeja është përfshirja e mundshme në çështjet e Ukrainës, së bashku me avokatin personal të Trump Rudy Giuliani. Sipas raporteve të mediave amerikane, FBI do të hetojë rolin e të dyve në këtë çështje.

Konkretisht, bëhet fjalë për kontaktin e Giulianit me dy kolegë: Lev Parnas dhe Igor Fruman. Të dy u arrestuan në tetor 2019 përpara se të  fluturonin nga Uashingtoni në Frankfurt . Ata akuzohen se ishin pjesë e një komploti kompleks kundër ambasadores së atëhershme të SHBA-ve në Ukrainë, Marie Yovanovitch. Gjyqi i ketyre u shty kohët e fundit për në shkurt 2021.

Vetë Yovanovitch dëshmoi para Kongresit Amerikan në Nëntor 2019 se Giuliani dhe Donald Trump Jr ishin përpjekur sistematikisht të mbulonin ate me akuza të rreme. Ajo ishte viktimë e një "fushate vrasjeje politike me karakter" të vërtetë.

Qëllimi i sulmeve ishte me sa duket për të marrë informacion inkriminues në lidhje me Hunter Biden, djalin e presidentit të zgjedhur tani të SHBA Joe Biden, dhe biznesit të tij në Ukrainë. Sidoqoftë, ende nuk ka prova për ndonjë makinacion të shtrembër të Hunter Biden.

Siç shkruan " New York Times", FBI po heton gjithashtu nëse Giuliani mund të ketë punuar me përfaqësuesit e Ukrainës për të larguar Yovanovitch nga detyra. Në këtë rast, avokati yll dhe Trump Jr në të vërtetë do të kishin kryer një vepër penale. Vetë Giuliani i mohon akuzat.

Pasojat ligjore të mandatit të Trumpit për veten e tij dhe pjesë të klanit të tij kanë qenë prej kohësh temë e debatit publik dhe politik në Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, nëse Trump do të shpëtojë i padëmtuar, ai ka bërë gjithçka që ka qene e mundur për të siguruar një të ardhme të artë për veten dhe familjen e tij. Fundamenti qëndron në hirin e Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat