SHBA, Dorëhiqet Sekretari në detyrë i Sigurisë Kombëtare

Amerika

SHBA, Dorëhiqet Sekretari në detyrë i Sigurisë Kombëtare

Më: 12 janar 2021 Në ora: 00:38
Chad Wolf

Sekretari në detyrë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Chad Wolf informoi të hënën personelin e tij se po jep dorëheqjen.

Agjencia e lajmeve Reuters e mësoi lajmin nga një zyrtar i lartë i administratës.

Zoti Wolf i shtohet listës së emrave të zyrtarëve të lartë dhe anëtarëve të kabinetit të Presidentit Trump që dorëhiqen pas protestave me dhunë të javës së kaluar në selinë e Kongresit amerikan.

Presidenti Donald Trump e tërhoqi emërimin e zotit Wolf për Sekretar të Sigurisë Kombëtare javën a kaluar, pasi Chad Wolf tha se do të dorëhiqej shumë shpejt. /VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat