Raportohen 72 raste të reja me variantin e ri të COVID-19 në SHBA

Amerika

Raportohen 72 raste të reja me variantin e ri të COVID-19 në SHBA

Më: 12 janar 2021 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Të paktën 72 raste të një varianti të identifikuar së pari në Mbretërinë e Bashkuar janë gjetur në 10 shtete të SHBA, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Këtu përfshihen së paku 32 raste në Kaliforni, 22 raste në Florida, pesë raste në Minesota, katër raste në Nju Jork, tre raste në Kolorado, dy raste në Konektikat dhe një rast në Teksas, Pensilvani, Indiana dhe Xhorxhia, shkruan CNN.

CDC thotë se kjo nuk përfaqëson numrin e përgjithshëm të rasteve që qarkullojnë në SHBA, por përkundrazi vetëm ato që janë gjetur duke analizuar mostrat pozitive.

Agjencia paralajmëron që numrat e saj mund të mos përputhen menjëherë me ato të departamenteve shëndetësore shtetërore dhe lokale.

Ndërsa varianti duket se përhapet më lehtë, nuk ka asnjë provë që është më vdekjeprurëse ose shkakton sëmundje më të rëndë, sipas CDC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat