Në kërkim nga policia, vajzat i ofrojnë strehim “kriminelit” simpatik

Amerika

Në kërkim nga policia, vajzat i ofrojnë strehim “kriminelit” simpatik

Më: 12 janar 2021 Në ora: 17:55
Jess Mabilia

Jess Mabilia 28 vjeç, kërkohet nga Policia e Victoria për shkelje të urdhrave të gjykatës. Të enjten, policia kërkoi ndihmë për gjetjen e Mabilia, i cili është rreth 185 cm i gjatë, me sy blu dhe flokë të errët.

Bëhet e ditur se ai frekuenton gadishullin Mornington, Frankston, Bass Coast dhe Geelong në Victoria. Hetuesit gjithashtu publikuan një imazh të Mabilia me shpresën se dikush mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij aktuale.

Shumë komente vërshuan në rrjetet sociale për 28-vjeçarin, ku një grua i kërkoi Jess të fshihej në shtëpinë e saj.

Një tjetër tha se shpresonte ta gjente në Tinder përpara se autoritetet policore ta gjenin atë. Një grua tjetër e krahasoi Mabilia me këngëtarin e zemrës hollivudiane John Meyer.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat