Pinguini antarktik në Meksikë, akuariumi Inbursa mirëpret gjeneratën e pestë Gentoo

Amerika

Pinguini antarktik në Meksikë, akuariumi Inbursa mirëpret gjeneratën e pestë Gentoo

Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:48
Pinguini antarktik

Aleks, është pasardhësi i parë nga raca e  pinguinit Tentoo të Antarktidës, i lindur në Meksikë.

Ky është zogu i parë i specieve Pygoscelis papua – një zog detar subantarktik – i lindur në vend si pjesë e një programi shumimi në Akuariumin Inbursa, në Qytetin e Meksikës.

Procedura e arritjes se lindjes së pinguinit Gentoo, përfshinte ngrohjen e ajrit dhe ujit në gjashtë gradë Celsius, dhe simulimin e një bregdeti shkëmbor të Antarktikut në kushtet e një akuariumi kapital.

Me pendë të bollshme gri dhe një sqep të verdhë, Alex, i cili lindi më 2 dhjetor, është i vogli i një palë pinguinëve japonezë dhe sipas përgjegjësve të projektit lindja e tij është një moment historik për një vend me një klimë të ngrohtë ose të butë.

Veterinerja e ngarkuar me kujdesin e lindjes se pinguinit dha detaje mbi gjeneratën e species ne fjale .

“Mostrat e gjeneratës së katërt nën kujdesin njerëzor kanë lindur në Japoni dhe kjo është gjenerata jonë e parë e lindur në Meksikë,praktikisht Aleks është pasardhësi i pestë e kësaj familje pinguinësh.”

Nga ana tjetër ekipi përgjegjës i trajnimit të pinguinëve në akuariumin Inbursa u shprehën se ky pinguin nuk është ende i gatshëm për të notuar për shkak të procesit të rritjes që aktualisht është ne fazat e para .

“Kur lindin, pjesa e poshtme e barkut ka pende gri shumë të buta e cila gradualisht ndryshon dhe bëhet në ngjyrën që jemi mësuar të shohim te pinguinët. Shpresojmë që brenda një muaji, ose një muaji e gjysmë, pendët e tij të rriten. Në kushtet ku Aleks ndodhet aktualisht nuk mund të futet ende në ujë pasi pjesa e barkut të tij nuk e mbron dot nga i ftohti. Sapo të ndryshojë pendën e tij ai do të jetë në gjendje të shkojë në ujë.”

Ekipi përgjegjës për këto zogj deti kishte provuar edhe më herët riprodhimin e tyre, por pa sukses. Vetëm shtatorin e kaluar, njëra nga femrat vendosi disa vezë, por të gjitha dolën të ishin sterile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat