Priste dënimin me vdekje, amerikani del i pafajshëm pas 26 vitesh burg

Amerika

Priste dënimin me vdekje, amerikani del i pafajshëm pas 26 vitesh burg

Më: 14 janar 2021 Në ora: 22:20
Edie Lee Howardd

Për 26 vite rresht priti dënimin kapital pasi ishte arrestuar dhe dënuar me vdekje në vitin 1994, për akuzën e përdhunimit dhe vrasjen e një 84-vjeçareje.

Por sot, kur është 67-vjeç, Edie Lee Howardd është lënë i lirë.

Dënimi i tij u ul pas provave të reja të marra në trupin e viktimës dhe ADN-së që e nxorrën të pafajshëm Howardin.

Për këtë arsye, gjykata hoqi ndaj tij të gjitha akuzat që e kishin dënuar me vdekje 26 vite më parë.

 “Realiteti është se kundër Eddie Lee Howard nuk ka patur kurrë prova”, ka thënë Chris Fabricant, avokat i Howard, raportojnë mediat amerikane.

Përmes organizatës “Innocence Project”, Howard ka falenderuar të gjithë personat që e kanë ndihmuar gjatë këtyre viteve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat