Teksa Biden po e shijon Shtëpinë e Bardhë, ja si e kaloi ditën Trump

Amerika

Teksa Biden po e shijon Shtëpinë e Bardhë, ja si e kaloi ditën Trump

Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:36
Donald Trump

Një ditë pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump i është kthyer golfit. Ish presidenti republikan u shfaq i relaksuar në resortin e Floridas.

Teksa Joe Biden e kaloi mbrëmjen e parë në Zyrën Ovale duke parë spektaklin e fishekzjarrëve e duke firmosur urdhra ekzekutivë, Trump shijoi diellin dhe gjelbërimin.

Por ndonëse dashuria e tij për golfin njihet tashmë, ajo është kthyer edhe në një lloj strehe të tij pas disfatave të mëdha.

Trump nuk e pranoi asnjëherë humbjen ne zgjedhjet presidenciale të nëntorit, e nuk mori pjesë as në inaugurimin e pasardhësit të tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat