Mutacionet e reja të Covid-19 mund të parandalohen në rast të vaksinimit, thotë Dr.Fauci

Amerika

Mutacionet e reja të Covid-19 mund të parandalohen në rast të vaksinimit, thotë Dr.Fauci

Më: 30 janar 2021 Në ora: 07:57
Dr.Anthony Fauci

Dr.Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar i Sëmundjeve Infektive në ShBA, ka njoftuar se Covid-19 do të vazhojë të zhvillohet edhe me tej, në qoftë se nuk parandalohen mutacionet e mëtejshme.

Gjatë një komunikate me media, Fauci ka thënë se vaksinimi është tejet i rëndësishëm për të parandaluar mutacionet e Covid-19 shkruan CNN.

“Mënyra më e mirë për të parandaluar evolucionin e mëtejshëm të virusit është parandalimi i tij, kështu duke marrë vaksinën anti covid sa më shpejt që është e mundur”, tha Fauci.

Deri më tani, të paktën katër variante të Covid-19 janë identifikuar në mbarë botën.Ajo se çfarë po i shqetëson shkencëtarët është se këto variante mund të ndikojnë në sistemin imunitare te njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat