Frigoriferi me 1.650 doza të vaksinës kundër coronavirusit prishet në Washington, nga frika se mund të shkojnë dëm – klinikat u bëjnë thirrje qytetarëve të lajmërohen për t’i marrë

Amerika

Frigoriferi me 1.650 doza të vaksinës kundër coronavirusit prishet në Washington, nga frika se mund të shkojnë dëm – klinikat u bëjnë thirrje qytetarëve të lajmërohen për t’i marrë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 06:06
Frigoriferi

Qindra amerikanë iu “sulen” klinikave në Washington për ta shfrytëzuar rastin që ta marrin vaksinën kundër COVID-19, pasi një frigorifer ishte prishur dhe mijëra doza rrezikonin të hidheshin në mbeturina nga frika se do të prishen.

Një alarm u ndez të mërkurën kur një frigorifer që mbante 1.650 doza të vaksinës Moderna në Kaiser Permanente të Seattle – që nuk u administrua siç duhet dhe vaksinave pritej t’ju skadonte afati pas disa orëve.

Kështu zyrtarët e spitalit kontaktuan dy universitet dhe qendra medicinale në Washington, duke u kërkuar nëse duan të marrin vaksinat dhe t’ua japin qytetarëve më të afërt të atyre zonave.

Qendrat menjëherë bën njoftimin në mediat sociale, duke u kërkuar të gjithëve që duan ta marrin vaksinën që të lajmërohen.

Pa kaluar shumë kohë, turma e qytetarëve u mblodh para dyerve të qendrave – madje disa ishin të veshur me pizhame. 

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat