Mori të dyja dozat e vaksinës së Pfizer, kongresmeni amerikan infektohet me COVID

Amerika

Mori të dyja dozat e vaksinës së Pfizer, kongresmeni amerikan infektohet me COVID

Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:44
Stephen Lynch

Kongresmeni demokrat, Stephen Lynch, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, edhe pse ishte vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës së Pfizer.

 65-vjeçari, i cili përfaqëson distriktin e tetë të Massachusetts në Kongres, rezultoi pozitiv për virusin të premten mbrëma.

Ai ishte i pranishëm në ceremoninë e betimit të presidentin Joe Biden, por testi që iu bë para eventit doli negativ.

Kongresmeni e mori dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit pak para inaugurimit, por megjithatë, zëdhënësi i tij nuk e saktësoi datën se kur konkretisht.

Lynch është asimptomatik dhe doli pozitiv për virusin vetëm pasi një anëtar i personelit në zyrat e tij në Boston u infektua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat