Horror në Oklahoma, nga të shtënat me armë humbin jetën gjashtë persona – pesë prej tyre ishin fëmijë

Amerika

Horror në Oklahoma, nga të shtënat me armë humbin jetën gjashtë persona – pesë prej tyre ishin fëmijë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Gjashtë persona janë vrarë në Oklahoma të SHBA-ve, përfshirë pesë fëmijë, kurse i dyshuari është arrestuar, ka bërë të ditur policia amerikane.

Policët i janë përgjigjur thirrjes rreth orës 1:30 të mëngjesit, pasi disa persona ishin qëlluar brenda një shtëpie më Muskoogi, rreth 70 kilometra në juglindje të Tuslas, thuhet në kumtesën e policisë.

Policët që kishin dalë në vendin e ngjarjes kishin hasur në një mashkull me revole, i cili më vonë është arrestuar. Ata gjithashtu kanë gjetur një burrë tjetër dhe katër fëmijë të vdekur, kurse i pesti ka humbur jetën në spitalin e Tulsas.

Një grua është dërguar në spital me lëndime të rënda që ia rrezikonin jetën, e autoritetet e rendit nuk kanë zbuluar emrin e të arrestuarit apo ndonjë detaj për personat që kanë humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat